Aktualitet

AMP tjetër operacion në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve të Rënda

Mësohet se bëhet fjalë për nënkomisar Edmond Ruçin, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

F.I
AMP tjetër operacion në Sarandë, ndalohet oficeri i Krimeve
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Agjencia e Mbikëqyrjes Policore zhvilloi mbrëmjen e djeshme (19 maj) një operacion në Komisariatin e Sarandës, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Bëhet me dije se deri tani është ekzekutuar një urdhër ndalimi ndaj një oficeri të seksionit të krimeve të rënda në Komisariatin e Sarandës, i dyshuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Mësohet se bëhet fjalë për nënkomisar Edmond Ruçin, i dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Operacioni vjen pas arrestimit të shefit të Komisariatit Sarandë Gëzim Bashllari, dhe tre vartësve të tij, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe përfshirje në skemën korruptive që lejoi vijimin e punimeve të beach-barit 'Copacabana'.

Poll

MOS HUMB