Aktualitet

"Hija" e skandalit të rrugës "Xhon Belushi"/ Arbjon Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Pas denoncimit publik, tenderi u anulua, ndërsa në Prokurorinë e Tiranës u kallëzua Veliaj dhe Arbjan Mazniku, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor.

k.m.
"Hija" e skandalit të rrugës "Xhon Belushi"/
Arbjan Mazniku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e të Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Mazniku ka dëshmuar në kuadër të një hetimi të hapur për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", bazuar në një kallëzim që ka bërë ish-kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi. 

Bëhet fjalë për rrugën "Xhon Belushi" në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese. Pas denoncimit publik, tenderi u anulua, ndërsa në Prokurorinë e Tiranës u kallëzua Veliaj dhe Arbjan Mazniku, i cili në atë kohë ishte në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, por edhe në cilësinë e autoritetit kontraktor. Ndaj edhe ishte thirrur sot për të dhënë dëshminë e tij. Për shkak se Mazniku mban një funksion të lartë zyrtar, me shumë gjasa do t'i kalojë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

DOKUMENTAT E DENONCIMIT: 

"Hija" e skandalit të rrugës "Xhon Belushi"/"Hija" e skandalit të rrugës "Xhon Belushi"/"Hija" e skandalit të rrugës "Xhon Belushi"/

Belind Këlliçi denoncoi aferën e asfaltit elektoral, ku tregoi për një tender fiktiv u shpall nga bashkia më 19 dhjetor 2022. Bëhej fjalë për ndërtimin e rrugës John Belushi, për të cilën nisën procedurat e tenderit, do të kushtonte 471 milionë lekë, pa pasur një fitues tenderi. Një ditë pasi PD denoncoi aferën, bashkia vendosi të anulojë tenderin. Asokohe, Veliaj pretendonte se anulimi ishte bërë më herët dhe se nuk kishte asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Vijimin e punimeve pa pasur një fitues për tenderin, Veliaj e justifikonte me faktin se duke qenë se Ujësjellësi i kishte mbaruar të gjitha procedurat, duhej ndërhyrë dhe nuk mund të lihej e pambaruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB