Aktualitet

EMRAT- Arratisen nga burgu grek dy shqiptarë të dënuar për krime të rënda

Dy të burgosurit, ishin dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie.

k.m.
EMRAT- Arratisen nga burgu grek dy shqiptarë të dënuar për
Të arratisurit nga burgu

GREQI- Autoritetet greke janë alarmuar nga arratisja e dy të burgosurve shqiptarë nga burgu rural i Kassavetia, mbrëmjen e së enjtes. Dy të burgosurit, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, ishin dënuar me 20 vjet burg për krime të rënda, përfshirë vrasje, grabitje dhe zjarrvënie, raporton newsbomb.gr.

Qosja, 41 vjeç nga Cërriku, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për vrasje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr dhe armëmbajte pa leje. Personi i dytë, Lefter Toçi, 41 vjeç nga Bradasheshi i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Athinës me 20 vjet heqje lirie për pjesmarrje në organizatë kriminale, bashkëpunim në vrasje, plagosje me pasojë vdekje, grabitje, shkatërrim prone me zjarr.

Sipas mediave greke, dy shqiptarëve të arratisur u kishin dhënë 5 ditë pushim në vitin 2024. Ata përfituan nga kthimi i tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Mbrëmë gjatë kontrollit nuk u gjetën në ambientet e izolimit, duke vënë në alarm autoritetet.

Zhdukja e tyre, e cila u zbulua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të Policisë, pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm, për shkak të precedentëve të rëndë kriminalë, ndërkohë që vijojnë hetimet për gjetjen e tyre. Në të njëjtën kohë ka pikëpyetje edhe për masat e sigurisë në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB