Aktualitet

Arrestimet e inspektorëve nga SPAK, IMT Tiranë: Distancohemi, i shkarkuam nga detyra

IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale

F.I
Arrestimet e inspektorëve nga SPAK, IMT Tiranë: Distancohemi, i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Tiranë ka reaguar pas operacionit të SPAK, ku dy punonjës të këtij institucioni u arrestuar ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. IMT distancohet nga ngjarja duke thënë se veprimet korruptive të punonjësve janë veprime individuale, duke bërë thirrje gjithashtu që institucionet ligjzbatuese të veprojnë. inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa në kërkim është shpallur, Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër.

Reagimi i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Tiranë:

Marrë shkas nga ngjarja e ndodhur ditën e sotme, ku katër punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkelur rëndë ligjin, bëjmë me dije opinionin publik se institucioni ynë e dënon me vendosmëri këtë rast.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe IMT distancohet plotësisht nga këto veprime individuale. Ndaj personave të përfshirë janë marrë menjëherë të gjitha masat e nevojshme administrative, duke i shkarkuar nga detyra.

Theksojmë se ky rast nuk përfaqëson punën dhe misionin e IMT-së. Institucioni ynë mbetet i përkushtuar të vijojë punën me integritet, transparencë dhe profesionalizëm, në shërbim të interesit publik dhe në mbrojtje të territorit.

IMT inkurajon organet ligjzbatuese për bashkëpunim të plotë dhe ndëshkimin e rastit sipas ligjit, si edhe inkurajon çdo qytetar të denoncojë raste të ngjashme, në mënyrë që të mos mbetet asnjë hije dyshimi mbi integritetin e institucionit dhe misionin e tij.

Gjatë operasionit të SPAK, në pranga u vendosën, inspektori Gerald Fuçia dhe Edmond Çela, ndërsa në kërkim është shpallur, Klajdi Zhilla, shoferi i drejtorit të IMT-së së Tiranës dhe një tjetër. Disa biznese në Tiranë janë përballur me presion nga inspektorët e IMT-së, të cilët i detyronin të paguanin shuma të ndryshme për të mos i ndëshkuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB