Aktualitet

Arrestimi i Erion Veliaj/ Të rinjtë në festë! Hapin verë dhe konfeti para Bashkisë së Tiranës

Ata kanë hapur shishe vere dhe kanë hedhur mjete festive pas lajmit të arrrestit të kryebashkiakut.

I.F
Arrestimi i Erion Veliaj/ Të rinjtë në festë! Hapin
Pamje nga festa e protestuesve

TIRANË- Pas arrestimit të Erion Veliaj, disa të rinj janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të festuar. Para ambienteve të instuticionit kanë shkuar aktivistët Fioralba Duma, Edison Lika, Sidorela Vatnikaj dhe disa protestues të tjerë. Ata kanë hapur shishe vere dhe kanë hedhur mjete festive pas lajmit të arrrestit të kryebashkiakut.


Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".

Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB