
TIRANE- Monika Kryemadhi, bashkëshortja e presidentit të PL, Ilir Meta, ka komentuar lajmet për arrestimin e tij dhe masën "detyrim paraqitje" të caktuar për të nga GJKKO. Kryemadhi deklaron se nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për vendimin e gjykatës, ndërsa e quan lajmin e arrestit, "propagandë qeveritare". Kryemadhi shton se do të përgjigjet me mjete ligjore ndaj gjyqit publik që shton se po i bëhet familjes së saj.
Monika Kryemadhi: Të dashur gazetarë për të cilët kam shumë respekt dhe që sot po raportoni lajme të servirura nga propaganda e qeverisë për sulmet e radhës të drejtësisë ndaj opozitës shqiptare.
Unë ende nuk kam marrë dijeni mbi një vendim gjykate që do të vendoste masa sigurie mbi mua apo babain e fëmijëve të mi.
Sapo të njoftohem për këto vendime të drejtësisë do të përgjigjem me të gjitha hapat ligjore dhe publike.
Persekutimi nga drejtësia si armë ndaj kundërshtarit politik, si dhe gjyqi publik që po na bëhet, nuk ndalon opozitën në betejat pa kompromis për të mbrojtur interesin publik.
Duke nisur nga Inceneratorët dhe der tek çdo betejë tjetër të drejtë që po luftojmë për shqiptarët./ZËRI