Aktualitet

Operacioni “Ura”, arrestohet një tjetër bashkëpunëtor në Belgjikë (EMRI)

44-vjeçari akuzohet ka pasur rolin e ndërmjetësit nga Italia në Shqipëri dhe njihet si pjesë e grupit të Adi Çobës.

k.m.
Operacioni “Ura”, arrestohet një tjetër
Foto ilustruese

BELGJIKË- Një tjetër person është arrestuar në vijim të operacionit policor të koduar “Ura”. Sipas njoftimit të Policisë sw Shtetit, 44-vjeçari  Gertin Aliu, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Belgjikë. 44-vjeçari akuzohet ka pasur rolin e ndërmjetësit nga Italia në Shqipëri dhe njihet si pjesë e grupit të Adi Çobës. Por po ashtu, Aliu është dënuar nga Prokuroria e Barit me masën “arrest me burg”, gjithashtu i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST. Lokalizohet dhe kapet në Belgjikë, një shtetas i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, G. A., 44 vjeç. Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB