TIRANË- Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi rezulton i dënbuar për me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Zguro është arrestuar në kuadër të operacionit “End”, në rrugën “Mikel Maruli”. Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.
Njoftimi i policisë:
Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.
Kapet 43-vjeçari i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.