Aktualitet

Helmimi i fëmijëve, Resuli: AKU kërcënon ata që zbulojnë zullumet, përgjigjuni dhe për qumështin

Ndërkohë që shton se vetë pop ret përgjigje që prej muajit mars për të ditur se cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane.

F.m
Helmimi i fëmijëve, Resuli: AKU kërcënon ata që
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli

TIRANË- Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli ka komentuar reagimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në lidhje me helmimin e fëmijëve në Gramsh, në një postim në profilin e tij në Facebook, Resuli shkruan se përmes njoftimit të fundit, AKU po kërcënon me procedim penal ata që publikojnë të dhëna rreth kompanisë që furnizonte kopshtin me ushqime. Ndërkohë që shton se vetë pop ret përgjigje që prej muajit mars për të ditur se cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane.

Postimi:

AKU kërcënon me procedim penal ata që i zbulojnë zullumet? Ka të drejtë AKU të flasë për procedime penale, për aq kohë sa asnjë qytetar nuk ka çuar ndonjëherë për ndëshkim penal AKU-në, për dhjetëra skandale me pasoja të rënda për shëndetin publik! Ndërkohë, unë si qytetar pres që prej muajit mars një përgjigje zyrtare: Cilat janë 8 kompanitë e qumështit, të cilave u ka dalë mostra me aflatoksinë m1 mbi normat e lejuara europiane dhe amerikane? Transparenca nuk është krim. Krimi është mosndëshkimi dhe fshehja e atyre që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve çdo ditë!

Poll

MOS HUMB