Aktualitet

Arrestohet shqiptarja në Greqi, dyshohet se vrau 80-vjeçaren për një "çantë me para"

Hetuesit dyshojnë se shkak i mundshëm për krimin është bërë një çantë me para, të cilën viktima e mbante në shtëpi për raste emergjente.

M.M
Arrestohet shqiptarja në Greqi, dyshohet se vrau 80-vjeçaren
Foto ilustruese

GREQI- Një shqiptare është arrestuar sot nga policia greke, pasi akuzohet për vrasjen e një 80-vjeçareje në Athinë. Mediat greke raportojnë se e moshuara u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, pasi ishte goditur disa herë me thikë. Policia greke nisi menjëherë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Sipas mediave greke, viktima dhe shqiptarja kishin marrëdhënie të afërta. Shqiptarja ndihmonte të moshuarën në punët e shtëpisë dhe në pazare, ndërsa ajo dhe bashkëshorti i saj hynin lirisht në shtëpinë e 80-vjeçares.

Hetuesit dyshojnë se shkak i mundshëm për krimin është bërë një çantë me para, të cilën viktima e mbante në shtëpi për raste emergjente. Kjo çantë me para, sipas fqinjëve, ishte e njohur në të gjithë lagjen dhe viktima e mbante gjithmonë me vete, në rast se do t'i ndodhte diçka e keqe.

Pista kryesore e hetimeve është ajo e vrasjes me paramendim, me qëllim për të vjedhur paratë që 80-vjeçarja kishte në dispozicion për situata të paparashikuara.

84-vjeçarja mbante gjithmonë me vete një trastë me para, në rast se i ndodhte diçka e keqe, dhe këtë e dinte e gjithë lagjia,” tha një nga fqinjët e viktimës, duke shtuar se e moshuara ishte një grua e respektuar dhe e njohur për ndihmën që i ofronte komunitetit./ ZËRI

Poll

MOS HUMB