
FIER-Babë e bir kanë tentuar të vrasin një 58-vjeçar me sëpatë në Fier. Në pranga është vënë 63-vjeçari Pashuk Paluca ndërsa në kërkim është shpallur i biri 40-vjeçar Ndue Paluca. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë një konlikti për motive të dobëta, ku Pashuk Paluca dhe djali i tij, Ndue Paluca kanë goditur me sëpatë 58-vjeçarin, Llesh Marku. Ku i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Burime nga Policia bëjnë me dije se djemtë e dy familjeve janë konfliktuar më parë pas një sherri për motive të dobëta që duket se ka vazhduar paraditen e djeshme. Dy familjet jetonin prej vitesh në këtë fshat të ish-internuarish të ardhur nga Kukësi e Puka. Në pranga është vendosur Pashuk Paluca, ndërsa djali i tij është në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Tentuan të vrisnin me mjet prerës një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga një nga autorët e dyshuar. Punohet për kapjen e autorit tjetër.
Paraditen e djeshme, njoftohemi se në fshatin Shtyllas, është plagosur me mjet prerës një shtetas.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë kapën dhe shoqëruan një nga autorët e dyshuar.
Shtetasi P. P. dhe djali i tij, shtetasi N. P., dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (sopatë), shtetasin Ll. M., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. P., 63 vjeç, për veprën penale "Vrasje me paramendim", e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.
Po punohet intensivisht për kapjen e djalit të tij, shtetasit N. P., 40 vjeç, banues në fshatin Shtyllas.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (sopatë), me të cilën autorët goditën 58-vjeçarin.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.