Aktualitet

"Bankers" në SPAK/ Zgjerohet 'rrethi', të përfshirë ish-deputetë dhe "Raiffeissen Bank"! A do të shkohet drejt masave të sigurisë?

Bëhet fjalë për përfshirjen e politikanëve dhe bizneseve të mëdha në aferën miliardëshe, për të cilën tashmë i takon SPAK-ut të hetojë

zh.ll
"Bankers" në SPAK/ Zgjerohet 'rrethi', të
bakers

TIRANË- Detaje të reja zbulohen në lidhje me dosjen gjigante të "Bankers Petrolium",  ku me sa duket rrethi i hetimeve po zgjerohet. Bëhet fjalë për përfshirjen e politikanëve dhe bizneseve të mëdha në aferën miliardëshe, për të cilën tashmë i takon SPAK-ut të hetojë. Gazetari Xhevahir Zhabina deklaroi në "MCN Live", se janë të përfshirë politikanë të Parlamentit, por jo vetëm. Në dosje është e përfshirë edhe "Raiffeisen Bank". 

Dosja ka kauar në duar të SPAK, dhe sipas gazetarit i takon pikërisht këtij institucioni që të shkojë te zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që kanë ndihmuar “Bankers” të justifikojë ato fatura, që janë fatura fiktive. Megjithatë, sipas gazetarit, hetimet deri më tani ndodhen në fazen e veprave penale dhe jo në emra konkretë.

Akuza që bie në sy, sipas Zhabinës, është ajo e organizatës kriminale, për të cilën thotë se SPAK i të parcaktuar rolet në këtë aferë por nuk është arritur ende punë deri në masa konkrete sigurie. Gazetari thekson se puna e SPAK duhet të shkojë përtej hetimeve të Prokurorisë së Fierit, pasi bëhet fjalë për emra me rëndësi të politikës, biznesit dhe bankave. Këtu përmend studion ligjore të ish-deputetit Alket Hyseni ka faturuar miliona euro "Bankers", apo banka të përfshira si “Raiffeisen Bank”, biznesmenë të fuqishëm që kanë justifikuar faturat. 

"Përveç grupit të strukturuar kriminal, dyshohet se shkon për organizata kriminale, duket që ky hetim është marrë seriozisht nga SPAK. Hetimi po ndiqet nga prokurorja Anita Jella, jemi ende në fazën që hetimi është regjistruar vetëm mbi veprat penale dhe jo me emrin e personave konkret. 

Prokuroria Fier i ka identifikuar disa persona, për ish-administratorin, administratorin, disa zyrtarë të tjerë të kompanisë “Bankers”. Tani i takon SPAK të shkojë te zyrtarët e lartë dhe biznesmenët që kanë ndihmuar “Bankers” të justifikojë ato fatura, që janë fatura fiktive. I takon Prokurorisë së Posaçme të vërtetojë nëse këto para kanë shkuar në xhepat e zyrtarëve të lartë.

SPAK duhet të vërtetojë skemën që është kryer në Patos-Marinëz ndër vite. Organizata kriminale është akuza që më bie në sy, SPAK ka të përcaktuar rolet në këtë aferë, por që i duhet më shumë punë për të shkuar në masa konkrete sigurie. 

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal për veprat e mëposhtme penale: “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. 

Ka pasur plane për të blerë “Bankers” nga një ish-ministër nga Katari, kur dihet që kjo kompani ka probleme me ligjin dhe është me minus miliarda dollarë humbje me vite. Prokuroria e Fierit ka shkuar deri këtu, tashmë Prokuroria e Posaçme duhet të shkojë më tej se ka banka të përfshira si “Raiffeisen Bank”, biznesmenë të fuqishëm që kanë justifikuar faturat. 

Ka ish-deputetë të këtij parlamenti që kanë faturuar kompaninë “Bankers” në miliona euro. A do të shkojë SPAK drejt masave të sigurisë. Prokuroria e Fierit i ka renditur si fakte, i takon SPAK të shkojë përtej se bëhet fjalë për emra shumë të rëndësishëm të politikës, biznesit dhe bankave. Kjo çështje shkon shumë përtej Fierit. 

Studio ligjore e ish-deputetit Alket Hyseni ka faturuar miliona euro "Bankers". Nuk po themi që jemi përballë një fakti penal për këta persona, por duhet të hetohet. Dukshëm këtu kemi vepra penale shumë të rënda, se Prokuroria Fier i ka hapur rrugë SPAK. Hetimi duhet nisur që nga 2004 ku janë të përfshira disa qeveri.", tha ai.

Më 4 tetor, Prorkuroria e Fierit shpalli moskompetencën për hetimin e çështjes, duke ia kaluar SPAK-ut. Vendimi është marrë për shkak të dyshimeve se në këtë çështje mund të jenë të përfshirë zyrtarë të lartë shtetërorë, të cilët hyjnë nën juridiksionin e SPAK për hetim.

Në "Bankers Petroleum” u zbulua një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’. Hetimet e Prokurorisë së Fierit kanë zbuluar se kompania shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite. Edhe pse 'Bankers' nga viti 2004 deri në 2024 eksportoi dhe shiti brenda vendit 532 mld lekë naftë, por ka deklaruar humbje për vite me radhë, duke shmangur tatimet.

Ndaj edhe dëmi i dyshuar në buxhetin e shtetit përmes përfitimit fiktiv të TVSH-së llogaritet në miliona euro. Në lidhje me hetimin Drejtori i Përgjithshëm i Bankers, Hong Ping Xiao, ish-drejtori Leonidha Çobo janë lënë në burg. Ndërkohë nga 5 masa “arrest shtepie”, togat e zeza kanë zbutur vendimin vetëm për një prej të dyshuarve duke caktuar “detyrim paaqitje” për shkak të rrethanave familjare, pasi është nënë e një femije 2-vjeç./ZËRI

Poll

MOS HUMB