Aktualitet

Banorët e fshatrave të Thumanës bllokojnë aksin që lidh zonën me autostradën Thumanë-Kashar: Rregulloni rrugën

Të revoltuar, banorët kanë bllokuar qarkullimin dhe shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës.

zh.ll
Banorët e fshatrave të Thumanës bllokojnë aksin që lidh
banoret ne proteste

THUMANË- Banorë të fshatrave të Thumanës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për gjendjen e keqe të rrugës. Siç duket edhe në video, dhjetëra qytetarë kanë dalë në protestë, teksa raportohet se kanë bllokuar për rreth një orë rrugën që lidh zonën e tyre me aksin e autostradës Thumanë-Kashar, pranë fshatit Gramzë.

Të revoltuar, banorët kanë bllokuar qarkullimin dhe shprehen të vendosur të vijojnë protestat deri në zgjidhjen përfundimtare të situatës. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe rikonstruksion të plotë të rrugës, duke theksuar se gropat dhe dëmtimet e shumta në asfalt po rrezikojnë sigurinë dhe po shkaktojnë dëme të vazhdueshme në mjete.

Banorët shprehen se segmenti prej rreth 500 metrash është kthyer në një makth për drejtuesit e automjeteve, për shkak të amortizimit të theksuar dhe mungesës së ndërhyrjeve. /ZËRI

Poll

MOS HUMB