Aktualitet

Banorët e Levanit në protestë, thirrje SPAK-ut: Salillari na rrëmbeu tokat, do shkojmë drejt vetëgjyqësisë

Banorët kërkojnë që tokat t’iu rikthehen sërish, pasi është e vetmja mënyrë jetese për ta.

F.I
Banorët e Levanit në protestë, thirrje SPAK-ut: Salillari na
PAMJE NGA PROTESTA

FIER- Banorët e Boçovës në Levan kanë dalë sërish në protestë ditën e djeshme, pasi tokat bujqësore që i kanë punuar prej gati tre dekadash rezultojnë të jenë regjistruar në emër të kompanisë “Brevi Konstruksion”, me administratore Afërdita Salillarin.

Banorët kërkojnë që tokat t’iu rikthehen sërish, pasi është e vetmja mënyrë jetese për ta. Fermeri Sandër Mujo ka kërkuar nga Prokuroria e Fierit të hetojë sa më shpejt çështjen e tyre, ndërkohë që thirrja i është drejtuar edhe kreut të ri të SPAK, Klodian Braho.

"A mund të ndërtohen panelet diellore në tokat arë? Sigurisht që jo. I bëjmë thirrje kreut të ri të SPAK të na japë zgjidhje. Nëse institucionet përgjegjëse do të vijojnë të heshtin do të shkojmë drejt vetëgjyqësisë,"-shprehen fermerët.

Çfarë ka ndodhur me tokat

Banorët shprehen se në Kadastrë toka ka kaluar në pronësi të firmës që një vit më parë, ndërsa vetë ata, ndonëse përfituan sipërfaqet me ligjin 7501, nuk kanë mundur të marrin ende certifikatat e pronësisë. Më pas fermerët pretendojnë se kompania nuk i ka lejuar të hyjnë në parcelat që i kanë punuar për 30 vite. Sipas banorëve, në këto sipërfaqe parashikohet ndërtimi i një parku fotovoltaik.

Banorët kanë drejtuar ankesë zyrtare edhe në Njësinë Administrative Levan, ku bëhet e ditur se ky institucion i ka kërkuar kompanisë “Brevi Konstruksion” ish-“Salillari Construction” të paraqesë dokumentacionin që disponon për shfrytëzimin e sipërfaqes prej 10 hektarësh, por ende nuk kanë asnjë përgjigje prej tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB