Aktualitet

"Kriminela, hajdut..."!Banorët e Rrjollit përplasen sërish me policinë, efektivët i marrin zvarrë

Banorët pretendojnë se prona është u është trashëguar nga të parët dhe nuk kanë bërë falsifikimin e dokumentave siç pretendojnë ndërtuesit e kompanisë kontraktuese të Bashkim Ulajt.

F.I
"Kriminela, hajdut..."!Banorët e Rrjollit përplasen
pamje nga protesta

VELIPOJË-Edhe këtë të shtunë banorët e Rrjollit kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit “Blue Borgo” nga kompania "Gener 2", në pronësi të Bashkim Ulaj e cila ka nisur punimet. Banorët janë përplasur sërish me policinë, duke thënë se investitori Bashkim Ulaj po u grabit pronat, ndërsa disa banorë u shoqëruan në komisariat.

Ata pretendojnë se gjatë ndërhyrjes së policisë janë ushtruar akte dhune. Një nga banoret, në një prononcim për mediat, theksoi se disa nga djemtë që ishin të pranishëm janë dhunuar në furgonin e policisë. Ajo kërkoi që çështja të merret në dorë nga SPAK, ndërsa drejtoi gishtin edhe nga Prokuroria e Shkodrës, që e akuzoi se po fle mbi dosjen e tyre. Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë dhe aktivistë të ardhur nga zona të tjera të vendit.

Prej rreth 6 javësht tashmë banorët protestojnë kundër ndërtimitrej, madje janë shprehur se do të vijojnë të qëndrojnë akoma në mbrojtjen e pronës së tyre. Banorët pretendojnë se prona është u është trashëguar nga të parët dhe nuk kanë bërë falsifikimin e dokumentave siç pretendojnë ndërtuesit e kompanisë kontraktuese të Bashkim Ulajt./ZËRI

Poll

MOS HUMB