Aktualitet

Dosja "5D", Belind Këlliçi paraqitet në GJKKO: Jam pyetur në mënyrë intimiduese

Ende nuk dihen arsyet për të cilat demokrati është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ndërsa më herët ai është marrë në pyetje nga SPAK për falsifikim dokumentesh në lidhje me diplomën e gjimnazit.

zh.ll
Dosja "5D", Belind Këlliçi paraqitet në GJKKO: Jam
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte në Gjykatën e Posaçme në cilësinë e dëshmitarit, lidhur me dosjen korruptive '5D'. Mësohet se Këlliçi është shprehur se u qëndron akuzave të tij për 5D, duke shtuar se ish zyrtarët e Bashkisë Tiranë kanë përfituar nga skema korruptive, 25 milionë dollarë.

"Të gjithë informacionin e kam marrë në shkurt - mars 2023, e kam dorëzuar si provë në organin e akuzës. Po të më jepni kohë rikthehem dhe ju them gjithçka që disponoj. Nuk kam pasur dijeni mbi pyetjet që do bëhen, dhe jam gati t’i shqyrtoj dhe të kthehem t’i deklaroj. Kam dhënë dëshmi në SPAK dhe i qëndroj. 25 milionë dollarë është përllogaritja që kemi bërë që është fituar nga 5D", ka deklaruar në seancë Këlliçi.

Këlliçi ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të premte, pasi dha dëshminë e tij sot pranë GJKKO-së, duke u shprehur se në sallë ishte ndjerë i intimiduar. 

“Në këtë proces në gjykatë isha I thërritur si dëshmitar dhe si kallëzues për dosjen famoze të 5 drejtorëve. Jam pyetur nga gjykata dhe prokuroria e posaçme për rrethanat e ngjarjes. Kam dhënë përgjigjet e mia shteruese për aq sa kam informacion. Jam pyetur në mënyrë intimiduese për deklaratat.”, tha Këlliçi.

DOSJA 5D

Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës Bashkisë akuzohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orhanizuar se kanë krijuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin një skemë korrupsioni që ka mundësuar përfitimin e dhjetëra tenderave publikë nga një kompani private, që dyshohet se zotërohet “de facto” nga Redi Molla dhe Mariglen Qato. I pari ish-drejtor i Ujësjellësit të Tiranës dhe i dyti ish-drejtues i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, aktualisht administrator i ndërmarrjes së Bashkisë, Tirana DC. Qato dhe Molla u arrestuan pasi Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tyre, ndërsa 5 zyrtarë të tjerë u lanë në masën e arrestit “detyrim për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”. Gjykata ka vendosur gjithashtu arrest me burg edhe për Taulant Tushën, një tjetër ish-drejtues i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit që ndodhet aktualisht në qeli për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Të gjithë së bashku, sipas SPAK, gjatë kohës që ushtronin detyrën favorizonin kompanitë e tyre për të përfituar nga tenderat publikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB