Aktualitet

Belinda Balluku në SPAK, pritet komunikimi i akuzave

Ndërkohë, në pritje të mbërritjes së saj, në ambientet e SPAK, një grup të rinjsh, aktivistë të “Flamingove”, janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme kundër Ballukut.

zh.ll
Belinda Balluku në SPAK, pritet komunikimi i akuzave
protesta para spak

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pritet t’i komunikohet këtë të premte akuza nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të zgjatjes së hetimeve dhe për akuzat që lidhen me lotet 5, 6 dhe 7.

Ndërkohë, në pritje të mbërritjes së saj, në ambientet e SPAK, një grup të rinjsh, aktivistë të “Flamingove”, janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme kundër Ballukut.

Protestuesit shfaqen me pankarta dhe me mesazhe kundër ish-zv.kryeministres. Në njërën prej tyre shkruhej: “Bela vasalja e mbretit, tregoi SPAK-ut vjedhjen e buxhetit”.

Burime bëjnë me dije se ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë. Bëhet fjalë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Gjithashtu sot do i komunikohet edhe zgjatja me 3 muaj e hetimeve, komunikim që vjen pasi dy ish-vartësit e saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

Poll

MOS HUMB