Aktualitet

"Të dal edhe unë?"/ Për herë të parë Liria i bashkohet Sali Berishës në dritare

SPAK zyrtarisht ka përfunduar hetimet për dosjen voluminoze me 333 fashikuj, ku përveç Berishës, është përfshirë edhe dhëndri i tij.

M.M
"Të dal edhe unë?"/ Për herë të parë
Sali Berisha

TIRANË- Sali Berisha, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, festoi sot 80-vjetorin e tij, ndërsa vijon të jetë nën masën e “arrestit shtëpiak” për akuzat e ngritura nga SPAK në lidhje me dosjen “Partizani”. Qindra mbështetës e uruan ish-kryeministrin për këtë përvjetor të rëndësishëm, duke shprehur besnikërinë e tyre ndaj tij.

SPAK zyrtarisht ka përfunduar hetimet për dosjen voluminoze me 333 fashikuj, ku përveç Berishës, është përfshirë edhe dhëndri i tij. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për të vijuar me procesin gjyqësor.

Në këtë 80 vjetor nuk kishte si të ndodhte ndryshe, bashkëshortja e tij Liri Berisha iu bashkua për herë të parë në daljen e tij ne dritare duke treguar kështu mbështetjen e plotë te saj ndaj bashkëshortit të saj.

Liri Berisha: Të dal edhe unë?

Sali Berisha: Hajde, hajde!

Liri Berisha:Te dal tek dritarja këtej apo këtej? Më panë me duket

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Berishën të shfaqej përpara ndjekësve të tij nga dritarja e shtëpisë, ku mbajti një fjalim të shkurtër për t’i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme. Në një moment emocional, bashkë me bashkëshorten e tij, Liri Berisha, ata valëvitën flamujt e Partisë Demokratike.

“Kjo është ditëlindja që ndjehem më i frymëzuar, më i motivuar dhe më krenar se kurrë në jetën time me ju”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Ndërkohë, po flitet se hetimet e SPAK kanë përfshirë gjithashtu edhe Fondacionin për Fëmijët Autikë, të drejtuar nga Liri Berisha, me dyshime për abuzime financiare dhe fshehje të fondeve./ ZËRI

Poll

MOS HUMB