Aktualitet

Betohet kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr detyrën: Luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit

Skënder Hita zë tashmë vendin e Ilir Prodës pas largimit të tij nga detyra.

F.I
Betohet kreu i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita merr
pamje nga ceremonia e betimit

TIRANË-Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Skënder Hita u betua sot për mandatin 5-vjeçar pas emërimit me vendim të qeverisë ditën e djeshme. Në fjalën e parë të mbajtur, Skënder Hita u shpreh se marrja e kësaj detyre të lartë është një përgjegjësi e lartë, ndërsa shtoi se sfidë mbetet thellimi i rezultateve të mira dhe përmirësimi i imazhit të institucionit të policisë së shtetit. Hita bëri me dije edhe prioritetet për Policinë e Shtetit, duke vijuar nga rritja e sigurisë për qytetarët, tek lufta kundër korrupsionit nisur që nga radhët e bluve.


Skënder Hita: Në respekt të veprës të brena të policisë, në shenjë nderimi dhe detyrimi, në emër të punonjësve të policisë së Shtetit, betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së Shtetit. Pas një rrugëtimi 25 vite me dëshirën për tu shërbyer pa kompromis qytetarë, kam nderin të marr përgjegjësinë për këtë detyrë. Nuk e shoh si arritje personale, por si përgjegjësi të madhe. Falënderoj kryeministrin dhe qeverinë për besimin e dhënë. I jap mirënjohës çdo efektivi që shërbejnë çdo ditë me përkushtim. Nderim për dëshmorët e polici dhe respekt për veteranët. Policia nuk është vetëm institucion që ofron shërbim, vendi ku qytetari gjen mbështetjen. Luftë pa kompromis kundër korrupsionit duke filluar nga radhët tona, rritja e sigurisë në shkolla, forcimi i rendit dhe siguritë, modernizimi i policisë, rritje e transparencës dhe përgjegjshmërisë, mbështetje dhe motivim për çdo punonjës, forcim i bashkëpunimit me partnerët. Po përgatitemi për Policinë e Shtetit të një vendi evropian.

Në ceremoninë e betimit zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, u shpreh se zgjedhja e Hitës në krye të Policisë së Shtetit tregon se si ecet në shkallët e karrierës.

Albana Koçiu: Zgjedhja e tij në krye të Policisë, tregon se si ecet në shkallët e karrierës. Detyra e parë e drejtorit të ri të policisë, është forcimi i standardit të policisë, i kësaj organizate, që është ndër organizatat më të rëndësishme të shtetit shqiptar. Policia ka rol kyç në procesin e integrimit të vendin në BE.

Ndërkohë edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i uroi suksese Hitës, ndërsa i la edhe tre porosi drejtorit të ri të Policisë së Shtetit. 

Besfort Lamallari: I besojmë drejtimin një drejtuesi të ri në një kohë kur kërkesat ndaj këtij institucioni janë më të larta se kurrë. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të evidentoj 3 elementë, lidhur me procesin e ndjekur deri më sot. Për të mbërritur deri në këtë ceremoni është kaluar përmes një procesi transparent dhe të bazuar në meritë, duke siguruar që drejtimi i këtij institucioni ti besohet një figure të besueshme dhe pavarësisht se fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, vlerësoj pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve. Jam i bindur se të gjithë ju këtu sot, ndani të njëjtën bindje, se Hita është njeriu i duhur për të udhëhequr policinë në një moment të rëndësishme për vendin dhe qytetarët, duke garantuar stabilitet dhe përkushtim. Ai është oficer karriere dhe i udhëhequr nga integriteti në çdo post që ka mbajtur. Merrni këtë detyrë në një moment kur kërkohet lidheship i fortë dhe vendosmëri, besimi është edhe pritshmëri e lartë për të çuar para policinë moderne, profesional edhe në përputhej me standardet europiane. Forconi më tej profesionalizimin, thelloni luftën kundër paligjshmërisë, dhe të garanton që Policia të mbetet një institucion në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta.

Në 5 vitet e fundit, Hita ka qenë drejtues në qarqet më të vështira në vend, Shkodër, Durrës, Dibër dhe së fundmi në Fier. Rrugëtimi i tij në poste drejtuese nisi në qarkun e Shkodrës, ku shërbeu si drejtor i hetimit të krimit. Më pas, ai mori drejtimin e Policisë në Durrës. Në profilin e tij profesional evidentohet gjithashtu fakti se gjatë gjithë karrierës në Policinë e Shtetit, emri i Skënder Hitajt nuk është përfolur për lidhje me krimin apo me grupe kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB