Aktualitet

Punëtori boshnjak humbi jetën! Pranga inxhinierit, në kërkim administratori i firmës 'Nova Construction' (EMRAT)

Dyshohet se këta persona kanë lejuar punën në kushte të pasigurta, duke mos respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e jetës së punonjësve në kantier.

F.I
Punëtori boshnjak humbi jetën! Pranga inxhinierit, në kërkim
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Tiranë, ku një punëtor, 48-vjeç, nga Bosnjë-Hercegovinë humbi jetën pasi ra nga lartësia e një pallati në ndërtim.

Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur inxhinieri i kompanisë 'Nova Construction', Dario Hoxha dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Enea Kaçi. Në kërkim është shpallur edhe drejtuesi teknik i punimeve, 75-vjeçari, Rasim Jata. Dyshohet se këta persona kanë lejuar punën në kushte të pasigurta, duke mos respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e jetës së punonjësve në kantier. Prokuroria e Tiranës do të vijojë më tej hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.05.2025, në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se gjatë punës në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën punëtori, shtetasi i huaj V. N., rreth 48 vjeç,(Bosnjë-Hercegovinë). 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. H., 32 vjeç, me detyrë inxhinier ndërtimi pranë firmës që po kryente punimet.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 34 vjeç, administrator i firmës ndërtuese, dhe R. J., 75 vjeç, me detyrë drejtues teknik, pasi dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, çka dyshohet të ketë sjellë pasojat tragjike.

Policia bën me dije se po vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për ngjarjen janë në vijim./ZËRI

Poll

MOS HUMB