Aktualitet

BINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortin luksoz në Vlorë, për vetëm 500 euro

Ela Puka ka blerë 51% të aksioneve për rreth 500 euro, ndërkohë që edhe ortaku tjetër që i është shtuar kompanisë nuk ka pasur kapital financiar

E.K
BINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortin
endri dhe ela puka dhe resorti azar

VLORË- Ela Puka, bashkëshortja e ish-drejtorit të “Albpetrol” sha, Endri Puka, ka blerë një prej resorteve më luksoze në qytetin e Vlorës “Azar”, për një shumë prej 500 eurosh. Në dokumentet që janë publikuar nga Boldnews, Puka shihet se ka blerë 51% të aksioneve të kompanisë, për një shumë prej 51 mijë lekësh të rinj. Kompania “A.T. Oricum”, me emrin tregtar “Azar Luxury Hotel”, deri tani ka qenë në pronësi të inxhinierit me origjinë greke, Kostantinos Muola.

BINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortin
dokumenti i shitblerjes se aksioneve

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme resorti në fjalë është i veshur në luks, edhe në ambientet e brendshme të dhomave dhe suitave. Përveç Ela Pukës, që ka marrë shumicën e aksioneve për shumën qesharake, shoqërisë i është shtuar dhe një ortak i ri, shtetasi Eraldo Sheko, i cili më herët ka mbajtur pozicionin e administratorit në shoqëri. Sheko i ka blerë aksionet për një shumë prej 49 mijë lekë të reja (më pak se 500 euro).

BINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortinBINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortinBINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortinBINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortin

Në kontratën e shitjes nuk janë specifikuar arsyet e transankionit, që nga pikëpamja financiare duket një çmenduri. Endri dhe Ela Puka rezultojnë aksionerë në disa kompani të ndryshme, si dhe zotërojnë të dy së bashku një kompani marketingu. Puka është emëruar në krye të Albetrol në vitin 2013, dhe ka mbajtur pozicionin e drejtorit për 5 vite. Në vitin 2018, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) zbuloi një seri shkeljesh të rënda në raportet mes “Albpetrolit”, të drejtuar nga Endri Puka dhe kompanisë “Bankeres Petroleum” (B.P.A).

BINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortinBINGO! Gruaja e ish-drejtorit të ‘Albpetrol’ ble resortin

KLSH i rekomandonte në atë kohë Pukës që të mbante në kontroll veprimtarinë e “Bankers”, pasi ishin konstatuar se kompania private zhvillonte procedura tenderuese për mallra e shërbime me çmime shumë më të larta se tregu. Sipas KLSH, kjo situatë ndikonte në uljen e fitimeve të shoqërisë dhe, rrjedhimisht, edhe në uljen e taksës që “Bankers” duhet t’i paguante shtetit. Gjithashtu, Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandonte Endri Pukës që të monitoronte zbatimin e projekteve të aplikuara nga “Bankers”, pasi ishin konstatuar devijime të rëndësishme.

Poll

MOS HUMB