Aktualitet

EMRI/ Biznesmeni italian ekzekutohet me breshëri plumbash, autori zbrazi automatikun mbi mjetin e tij

Burime bëjnë me dije se një person ka shtënë me automatik teksa është shkëmbyer me automjetin që udhëtonte 44-vjeçari italian.

zh.ll
EMRI/ Biznesmeni italian ekzekutohet me breshëri plumbash, autori zbrazi
Foto ilustruese

TEPELENË- Një 44-vjeçar italian, i identifikuar si Edoardo Sarchi, është gjetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari të Tepelenës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në zonën e quajtur "Dilan". Burime bëjnë me dije se italiani ishte duke lëvizur nga drejtimi verior në aksin rural Nivicë-Salari me makinën e tij bashkë me disa persona të tjerë, në momentin kur një person ka qëlluar me automatik në drejtim të tij teksa janë shkëmbyer me automjete. Fillimisht ai ka qëlluar në drejtim të gomave dhe më pas në drejtim të 44-vjeçarit. 

Edoardo Sarchi rezulton administrator i një fabrike tullash e tjegullash në Tiranë, ‘Tegola Edilcentro’ dhe ndodhej në zonën ku ndodhi ngjarja për gjueti. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, apo nëse italiani ka qenë shënjestra.  Ndërkohë policia ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur vrasjen dhe për të identifikuar dhe kapur autorin/ët, ndërsa janë shqoëruar disa persona të dyshuar. 

Njoftimi:

Tepelenë/Informacion paraprak/ Rreth orës 00:30, në fshatin Salari, në vendin e quajtur "Dilan", në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi italian E. S., 44 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Vlorë, po ushtrojnë kontrolle në zonë dhe ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Poll

MOS HUMB