Aktualitet

Biznesmeni Pëllumb Gjoka sërish padi në Kushtetuese, kërkon heqjen e sekuestros ndaj 390 mijë m2 truall në Velipojë

Biznesmeni Gjoka kërkon heqjen e sekuestros ndaj 390 mijë metra katrorë sipërfaqe toke (39 ha) në zonën e Velipojës.

k.m.
Biznesmeni Pëllumb Gjoka sërish padi në Kushtetuese, kërkon
Pëllumb Gjoka

TIRANË- Pëllumb Gjoka ka shkuar sërish në Gjykatën Kushtetuese, kësaj here për një tjetër betejë ligjore. Pasi Kushtetuesja rrëzoi pretendimet e tij për të mos i cilësuar prova përgjimet e "SkyECC", biznesmeni ka hapur një tjetër betejë ligjore kundër Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kësaj here, biznesmeni Gjoka kërkon heqjen e sekuestros ndaj 390 mijë metra katrorë sipërfaqe toke (39 ha) në zonën e Velipojës. Padia është përcjellë nga i pandehuri Pëllumb Gjoka, i cili është i paraburgosur, si edhe nga përfaqësuesi Kolë Gjoka dhe ‘Shoqëria Imperial Group’, që pretendojnë se kjo pasuri është ne emër të tyre dhe jo të biznesmenit.

Biznesmeni Pëllumb Gjoka sërish padi në Kushtetuese, kërkon

"Shfuqizimin si te papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë të Republikës së vendimit nr. 00-2024- 423, datë 07.03.2024 to Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 167 (87-2023-270), datë 27.11.2023 te Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 422, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e masës së sigurimit pasuror "sekuestro preventive mbi pasuritë e paluajtshme te regjistruara në ASHK, Shkodër në emër të shoqërisë "Imperial Group" sh.a. dhe të shtetasit Kole Gjoka (në ZK 3072 me nr. 1083/4 dhe 1083/6 ne Vol. 10, fq. 86 dhe 88),"-është objekti i padisë. 

Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. Ai u arrestua në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Ky i fundit u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin "Sky ECC", ndërsa bashkë me të në pranga përfnduan policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë. Deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO për dosjen, biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka (shofer i biznesmenit Gjoka) do të qëndrojnë në qeli, derisa të përfundojnë hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB