Aktualitet

BKH i kontrolloi banesën/ Drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku 3 orë në SPAK

Vetëm pak ditë më parë në banesën e tij shkuan agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të një aksioni që u zhvillua në Elbasan.

k.m.
BKH i kontrolloi banesën/ Drejtori i Ujësjellësit të
Luan Tabaku

TIRANË- Drejtori i Ujësjellësit Elbasan, Luan Tabaku është paraqitur në SPAK këtë të mërkurë. Ai ka shkuar vetë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku është marrë në pyetje nga hetuesit për reth 3 orë, por ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij.

Edhe pse vetë nuk ka zbuluar asnjë detaj, mësohet se Tabaku ishte thirrur si person në dijeni lidhur me procedimin penal që po hetohet nga Vladimir Mara e Altin Dumani, për dosjen e Suel Çelës

Vetëm pak ditë më parë në banesën e tij shkuan agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, në kuadër të një aksioni që u zhvillua në Elbasan.

Bashkë me banesën e Tabakut u kontrolluan edhe tre shtëpi të tjera e një zyrë, në pronësi të biznesmenëve e drejt institucionesh, mes tyre Nafiz Bajrami dhe Mariglen Çoku./ZËRI

Poll

MOS HUMB