Aktualitet

Blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë, arrestohet polici nga kolegët e tij

Dyshohet e punonjësi i policisë do ta shiste lëndën narkotike, në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën.

zh.ll
Blinte drogë për ta shitur në ambientet e Bllokut të
pamje ng arrestimi

TIRANË- Një oficer policie është arrestuar, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, me qëllim shitjen. Dyshohet e punonjësi i policisë do ta shiste lëndën narkotike, në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një dozë nga lënda narkotike rreth 0.4 gram dhe 70 euro.

Njoftimi:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. L., me detyrë Trupë Shërbimi në Bllokun e Sigurisë në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Arrestimi i tij u bë i mundur pasi nga të dhënat konfidenciale që dispononte Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë, ky punonjës do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik ju gjet një dozë nga lënda narkotike, e cila pas peshimit rezultoi në masën 0.4 gram dhe 70 euro, të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Poll

MOS HUMB