Aktualitet

Dy të moshuar bllokohen nga bora në Tropojë, djali shkon t’i ndihmojë por ngec edhe vetë

Dy të moshuarit kanë njoftuar djalin e tyre për ndihmë, por ky i fundit, ka mbetur gjithashtu i bllokuar me automjet për shkak të reshjeve të dëborës.

zh.ll
Dy të moshuar bllokohen nga bora në Tropojë, djali shkon
foto ilustruese

TROPOJË- Një ngjarje alarmante është regjistruar këtë të premte, në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë. Raportohet se dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan për shkak të reshjeve të dëborës. Dy të moshuarit kanë njoftuar djalin e tyre për ndihmë, por ky i fundit, ka mbetur gjithashtu i bllokuar me automjet për shkak të reshjeve të dëborës.

“Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës. Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që t’u shkojë në ndihmë personave të bllokuar,” thuhet në njoftim.

Moti ka bërë një kthesë të fortë që prej ditës së djeshme, ku reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit. Që prej ditës së djeshme, dëbora ka mbuluar disa zona malore të qarqeve Kukës, Dibër, Tropojë dhe Pukë./ZËRI

Poll

MOS HUMB