Aktualitet

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente: Puna vijon me intenistet të lartë!

Përmes një njoftimit publik, ARRSH bën me dije se punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

zh.ll
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ARRSH nis ndërhyrjet emergjente:
Punimet në vendin e quajtur “Arra e Gurrës”

TIRANË- Në zonën e quajtur “Arra e Gurrës”, ku lëvizjet e terrenit kanë shkaktuar bllokimin e aksit Librazhd–Përrenjas, ARRSH ka nisur punën me intensitet për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim. Përmes një njoftimit publik, ARRSH bën me dije se punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Po ashtu, po punohet edhe për spostimin e rrjedhës të lumit Shkumbin, me qëllim ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore.

"Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur punën me intensitet të lartë në disa fronte, me synim zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës së krijuar. Aktualisht po punohet për heqjen e masave të dherave në të dy anët e rrugës ekzistuese, me qëllim hapjen e terrenit ku do të vendosen sondat për realizimin e studimit të detajuar gjeologjik dhe për vlerësimin teknik të zonës pas rrëshqitjes.

Paralelisht, me një mobilizim të shtuar të mjeteve të rënda, kanë nisur punimet për sistemimin e rrjedhës së lumit Shkumbin. Rrjedha po orientohet në krahun e majtë, për të krijuar hapësirën e nevojshme për ndërtimin e një rruge alternative përgjatë linjës hekurudhore. Pas përfundimit të studimit gjeologjik, do të kryhet ripunimi i projektit të zbatimit për aksin e ri rrugor Elbasan–Librazhd–Qafë Thanë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar do të vijojë të informojë në kohë reale mbi ecurinë e punimeve dhe masat e mëtejshme që do të ndërmerren.", njofton ARRSH.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB