Aktualitet

EMRI/ Shkrumbohet "Range Rover"-i në mes të Pogradecit, mjeti në pronësi të policit problematik! Dyshohet se...

Sipas burimeve, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Erion Maxhari, emër i njohur për policinë e Pogradecit.

zh.ll
EMRI/ Shkrumbohet "Range Rover"-i në mes të Pogradecit,
vendngjarje-mjeti ne flake

POGRADEC- Një automjet tip "Range Rover" është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 1, në afërsi të Capri Center, ku mjeti i parkuar, është djegur pothuajse plotësisht.

Sipas burimeve, automjeti rezulton të jetë në pronësi të Erion Maxhari, emër i njohur për policinë e Pogradecit. Ky i fundit rezulton me  precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ndryshme. Burime bëjnë me dije se ditën e zgjedhjeve, ai ka qenë ndër personat e arrestuar pas një konflikti fizik me një komisioner.

Mësohet gjithashtu se Maxhari ka shërbyer më parë si efektiv policie në doganën e Qafë-Thanë. Në vitin 2018, Erion Maxhari u arrestua së bashku me tre efektivë të tjerë policie, pasi akuzoheshin si pjesë e një grupi të strukturuar që merrej me trafikimin e klandestinëve nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Anglisë.

Sa i përket ngjarjes në Pogradec, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme, megjithatë shkaku i zjarrit nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen këqyrjen e zonës, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë përreth për të zbardhur rrethanat. 

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB