Pasditen e kësaj të hëne në zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak, një vatër zjarri u përhapur me shpejtësi si pasojë e erës së forte, duke iu afruar autostradës Tiranë–Durrës.
Për shkak të rrezikut nga flakët dhe tymi i dendur, Policia ka pezulluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Ndërsa u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin zonën dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve.
Sipas të dhënave paraprake, zjarri rrezikon edhe një fabrikë letre që ndodhet pranë vatrës së flakëve, ndërsa forcat në terren po punojnë për të parandaluar përhapjen e tij.
Në operacion janë angazhuar zjarrfikësit e Shijakut dhe Durrësit, ndërsa në ndihmë jan nisur edhe dy mjete zjarrfikëse nga Tirana për të vënë situatën nën kontroll.
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.