Aktualitet

'Bojkot deri në plotësimin e kërkesave', Sindikata e Pedagogëve: Ndalni dhunën ndaj studentëve

Kovaçi ka theksuar se do të mbështesin studentët, ndërsa ka kërkuar që të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë.

F.I
'Bojkot deri në plotësimin e kërkesave', Sindikata e
Aleksandër Kovaçi

TIRANË-Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi ka lexuar para mediave vendimin e Kryesisë së Sindikatës, për shpalljen e bojkotit në të gjitha universitetet e vendit. Kreu i Sindikatës njoftoi se e njëjta situatë do të vazhdojë derisa kryeministri Edi Rama të japë dorëheqjen dhe të jepet përgjigje për kërkesat e studentëve. Kovaçi ka theksuar se do të mbështesin studentët, ndërsa ka kërkuar që të mos merret asnjë masë disiplinore ndaj çdo pedagogu që merr pjesë në protestë.

Deklarata:

Media në këtë protestë ka shkuar pushteti i parë, me prezencën në terren kanë mbrojtur qytetarët. Sindikata ka bërë një vendim për organizimin e bojkotit në mbështetje të studentëve, jemi pro studentëve në mbështetje të tyre dhe kundër dhunës.
Kryesia në mbledhjen e 20 tetorit në sheshin e protestës vendosi njëzëri bojkotin e në të gjithë universitetet e Shqipërisë. Bojkoti nis sot dhe vijon deri në një njoftim të dytë.

Arsyet: Studentët protestojnë për arsim, shëndetësi, llogaridhënie etj. Përgjigja e marrë ka qenë heshtja dhe dhuna. Nuk mund të vijojmë mësimin kur studentët tanë dhunohen. Jemi në një mendim me studentët. Të ndalohet dhuna ndaj studentëve dhe protestuesve. Hetim për përdorimi n e forcës policore dhe vënien para përgjegjësisë të atyre që ushtruan dhe udhëhoqën dhunën. Trajtim i ligjshëm dhe dinjnitoz i çdo të riu të ndaluar. Thirrje rektorëve të respektojnë vendimin dhe të mos ketë masa ndaj pedagogëve të cilët marrin pjesë në protestë. Deri sa themi të realizohen kërkesat e studentëve, nuk duam dialog, por dorëheqje

Poll

MOS HUMB