BULQIZË- Një situatë shqetësuese është krijuar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Gjoricë të Bulqizës, ku një vatër zjarri është aktivizuar në afërsi të xhamisë dhe pranë banesave. Flaket kan përfshirë një sipërfaqe me bimësi, duke rritur rrezikun e përhapjes drejt zonës së banuar. Banorët kanë ndjekur me shqetësim situatën, për shkak të distancës së afërt me banesat.
Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre drejt shtëpive. Aktualisht, zjarri raportohet të jetë nën kontroll. Ndërkohë, mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar rënien e zjarrit, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur riaktivizimin apo përhapjen e flakëve./ZËRI