Aktualitet

Burgjet në fokus të kontrolleve: Forcat Operacionale "zbarkojnë" në Korçë e Pojske, sende të rrezikshme brenda qelive

Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të DPB, ndërsa aksioni është ndjekur nga afër edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

zh.ll
Burgjet në fokus të kontrolleve: Forcat Operacionale
pamje-sendet e gjetura ne burgje

KORÇË- Kontrollet intensive dhe të befasishme në institucionet penitenciare kanë vijuar edhe ditën e sotme, ku Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske.

Në operacion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të DPB, ndërsa aksioni është ndjekur nga afër edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, si dhe Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta.

Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndaluara që cënojnë rregullin dhe sigurinë e të burgosurve. 

Njoftimi i Burgjeve:

Vijojnë kontrollet intensive në institucionet penitenciare
Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar me kontrolle të befasishme dhe të zgjeruara në IEVP Korçë dhe IEVP Pojske.
Operacioni u zhvillua në zbatim të Urdhrit Nr. 815, datë 29.04.2026, të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi nën drejtimin e Drejtorit të Policisë së Burgjeve, Drejtues i Lartë Paulin Rajta. Në këtë aksion morën pjesë Forcat Operacionale dhe Forcat Speciale të DPB, në bashkëpunim me grupet e sigurisë nga disa institucione penitenciare në vend.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në të gjitha ambientet e brendshme dhe të jashtme:
Në IEVP Pojske janë evidentuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit sende të tepërta dhe të palejuara, të cilat cenojnë standardet e sigurisë dhe disiplinës në institucion.
Në IEVP Korçë janë sekuestruar sende të mprehta, të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë brenda regjimit penitenciar.
Kontrollet janë zhvilluar me standarde të larta profesionale, në mënyrë të befasishme dhe të koordinuar, duke synuar parandalimin e çdo tentative për futjen apo mbajtjen e sendeve të ndaluara.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mbetet e vendosur në zbatimin e një politike të qartë me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje. Kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në të gjitha institucionet penitenciare, me qëllim forcimin e sigurisë, rritjen e kontrollit dhe garantimin e rendit në çdo nivel.
Çdo rast shkeljeje do të trajtohet menjëherë me masa administrative dhe ndjekje penale ndaj çdo përgjegjësi.

Poll

MOS HUMB