GJIROKASTËR- Dita e parë e vitit 206 do të ishte fatale për tre të rinjtë që shihni në foto: Martin Dulajn, Anxhelo Ruçin dhe Klejdi Myftarin, pasi ndërruan jetë nga një përplasje e fortë në aksin Tepelenë-Gjirokastër.
Mësohet se Anxhelo Ruçi është djali i kreut të komisariatit të Tepelenës, Rami Ruçi dhe nipi i ish-kryeparlamentarit socialist Gramoz Ruçit. Nërsa Klejdi Myftari punonte si instumentist muzikor. Ndërsa Martin Dulaj ishte i fejuari i 19-vjeçares Arsida Demiri, e cila ndodhej në makinë kur u bë aksidenti.
Si ndodhi aksidenti i rëndë?
Ngjarja është regjistruar në orën 03:18, kur dy automjete një Volkswagen dhe një Mercedes-Benz janë përplasur me njëri-tjetrin në vendin e quajtur “Bypass”. Nga përplasja e fortë, dy të rinjtë që ndodheshin në automjetin Volkswagen, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç humbën jetën, po ashtu edhe drejtuesi i automjetit Mercedes-Benz, Martin Dulaj 25 vjeç, ka ndërruar jetë në vend. Pasagjerja 19-vjeçare Arsida Demiri, që udhëtonte në Mercedes-Benz, u plagos rëndë dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike./ZËRI