Aktualitet

VIDEO/ Policia ZBARKON në Lezhë! Zbulohet një kazino e paligjshme, kokainë dhe miliona lekë, arrestohet drejtuesi dhe shpallet në kërkim 24-vjeçari

Nga aksioni i zhvilluar, Policia arrestoi Bledar Arapin, 47 vjeç, përgjegjësin e kazinosë, dhe shpalli në kërkim Elger Ukën, 24 vjeç, i cili kishte marrë me qira objektin dhe e kishte përdorur për lojëra fati dhe konsum droge.

l.k
VIDEO/ Policia ZBARKON në Lezhë! Zbulohet një kazino e
Kazinoja e paligjshme në Lezhë

LEZHË- Në orët e para të vitit të ri, policia ka zbarkuar në Lezhë, ku ka zbuluar një kazino të paligjshme në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”. Nga aksioni i zhvilluar, Policia arrestoi Bledar Arapin, 47 vjeç, përgjegjësin e kazinosë, dhe shpalli në kërkim Elger Ukën, 24 vjeç, i cili kishte marrë me qira objektin dhe e kishte përdorur për lojëra fati dhe konsum droge.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine dhe shuma të mëdha parash. Ndërsa 15 shtetas të tjerë janë vënë nën hetim për pjesëmarrje në aktivitete të paligjshme. Operacioni u realizua nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërsa janë nisur hetime për disa punonjës policie për mosveprim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me  Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale  operacioni policor i koduar “Fishat”.

Evidentohet një rast i përshtatjes së një godine trekatëshe për kazino dhe përdorim droge.

Sekuestrohen miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj.

Vihet në pranga përgjegjësi i kazinosë, si dhe shpallet në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino.

Procedohen penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale,  bazuar në informacionet se në Lezhë, në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, funksiononte një kazino për ushtrimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”.

Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi E. U., 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 47 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të paligjshme”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB