Aktualitet

Debatet pas dyerve të mbylluar! Manja pyet SPAK: Kë ka kërcënuar Balluku? SPAK: Dëshmitarë dhe të pandehur

Në përgjigje prokurorët kanë deklaruar se janë kërcënuar të pandehur dhe persona të të tjerë që nuk janë vënë nën hetim. 

F.I
Debatet pas dyerve të mbylluar! Manja pyet SPAK: Kë ka
Taulant Balla dhe Ulsi Manja

TIRANË-Në mbedhjen e Këshillit të Mandateve po vijon shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukit, ndërsa prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur argumentet e tyre. SPAK njoftoi se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun, e cila ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.

Lidhur me faktet e reja anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje e kë ka kërcënuar specifikisht lidhur me çështjen e saj. Në përgjigje prokurorët kanë deklaruar se janë kërcënuar të pandehur dhe persona të të tjerë që nuk janë vënë nën hetim. 

Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?

Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.

Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?

Prokuroria: Jo.

Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.

Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.

Poll

MOS HUMB