Aktualitet

Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e opozitës, Gjykata e Tiranës liron nga qelia 18 protestues

Mësohet se gjykata caktoi "detyrim paraqitje" për 17 protestues, ndërsa njëri prej tyre, Dionis Grepi, i cili u lirua pa masë sigurie për shkak të probleme shëndetësore.

zh.ll

 

Molotovë dhe fishekzjarre në protestën e opozitës, Gjykata e
pamje nga protesta

 

TIRANË- Gjykata penale e Tiranës ka liruar nga qelia 18 protesuesit e arrestuar pas trazirave në protestën e Partisë Demokratike, të organizuar më 20 shkurt. Mësohet se gjykata caktoi "detyrim paraqitje" për 17 protestues, ndërsa njëri prej tyre, Dionis Grepi, i cili u lirua pa masë sigurie për shkak të probleme shëndetësore.

Protestuesit akuzohen për vepra penale që lidhen me mosbindje ndaj urdhrit të policisë, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Ditën e protestës, ata u kapën me çanta me molotvë, shishe benzine, me të cilët goditën institucione të ndryshme në vend si dhe forcat e rendit.

Protesta e 20 shkurtit u mbaj fillimisht para Kryeministrisë, ku menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha, shpërthyen molotovë e fishekzjarre. Vetëm pak minuta më pas, i njëjtë skenar u përsërit edhe para godinës së Kuvendit, ku situata u tensionua akoma edhe më shumë me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Molotovëve, fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, policia iu përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat./ZËRI

Poll

MOS HUMB