Aktualitet

Juglindja e 'paralizuar' nga shembja e rrugës, kreu i ARRSH: Dështuam! (RRUGËT ALTERNATIVE)

ARRSH njofton se qytetarët duhet që të ndjekin rrugët alternative 'Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan' ose 'Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë'. 

F.I
Juglindja e 'paralizuar' nga shembja e rrugës, kreu i ARRSH:
PAMJE NGA AKSI RRUGOR LIBRAZHD-POGRADEC

TIRANË-Aksi rrugor Librazhd-Pogradec do të vazhdojë të jetë i bllokuar dhe i pakalueshëm për automjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar ku njofton se ky segment që pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke. 

Për këtë, ARRSH njofton se qytetarët duhet që të ndjekin rrugët alternative 'Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan' ose 'Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë'. 

Ndërkohë Drejtori i Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli, ka deklaruar se parashikimi për hapjen e rrugës në mesditën e sotme ka dështuar për shkak të rrëshqitjeve aktive të tokës që vijojnë në zonë.

“Situatë kritike, ajo që ne shpresuam se ishte një plan rrëshqitje në 6 metra nuk rezultoi i tillë rrëshqitjet janë aktive. Masat e marra me Bypass dhe rrugë unaza sekondare nuk rezultuan efektiv edhe aksi do të vijojë të mbetet i bllokuar. Po diskutohet të bëhet një rrugë altertnative, një prej mundësive është Spathari pse rrugë alternative në Dragostunjë”-është shprehur kreu i ARRSH.

Njoftimi i ARRSH:

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec.

Ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve.

Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:

Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata u përkeqësua që prej ditës së shtunë (21 shkurt), ku rruga është shkëputur duke rrezikuar shembje totale si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Segmenti u mbyll për shkak të shembjes së urës në vendin e njohur si “Arrat e Gurrës”. Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar edhe bypassin provizor që pritej të hapej ditën e sotme. Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet qëkanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Hetimet nga prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”./ZËRI

Poll

MOS HUMB