Aktualitet

Dënohen me burg dy shqiptarët në Skoci, kultivuan kanabis me vlerë 1.7 milion paund

Indriti dhe Adioli u kapën më 8 janar të këtij viti pas një kontrolli nga Policia e cila i gjeti 3000 bimë kanabis në një parcelë.

M.M
Dënohen me burg dy shqiptarët në Skoci, kultivuan kanabis me
Indrit Saraçi dhe Adiol Hila

SKOCI- Dy shqiptarë janë dënuar në Skoci pasi u zbulua se kultivonin kanabis me vlerë 1.7 milion paund. Ata u shpallën fajtorë nga Gjykata e Sherifit të Dundee, e cila i dënoi më burg.

Sipas mediave vendase, dy shqiptarët janë identifkikuar si Indrit Saraçi, 27 vjeç, që u dënua me tre vjet e nëntë muaj dhe Adiol Hila, 37 vjeç, i cili u burgos me tre vjet e katër muaj.

Detektivi Luke Doogan tha në sallën e gjyqit se: Droga mund të ketë një ndikim shkatërrues te njerëzit dhe kjo tregon vendosmërinë tonë për t’i larguar këto substanca të dëmshme nga komunitetet tona dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë të përfshirë në furnizimin e tyre.

Indriti dhe Adioli u kapën më 8 janar të këtij viti pas një kontrolli nga Policia, e cila i gjeti 3000 bimë kanabis në një parcelë. Për drogën, kujdeseshin dy shqiptarët./ ZËRI

Poll

MOS HUMB