Aktualitet

DETAJE! Dy autorë të maskuar me motor vendosën tritolin në mjetin e agjentit të Krimeve në Lezhë

Nga këqyrja e kamareve të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me një motor.

F.I
DETAJE! Dy autorë të maskuar me motor vendosën tritolin në
PAMJE NGA NGJARJA

LEZHË-Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me lëndë plasëse i regjistruar në orët e para të mëngjesit të 15 marsit, ku një sasi tritoli shpërtheu në automjetin në pronësi të agjentit të krimeve në Policinë e Lezhës, 41-vjeçari Gent Gjetja.

Nga këqyrja e kamareve të sigurisë në zonë rezulton se autorët kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët kanë lëvizur me një motor. Pista kryesore e hetimeve është ajo për shkak të detyrës të 42-vjeçarit, ndërsa Policia po punon për identifikimin e autorëve, i cili ka qenë i pamundur për shkak të kamuflimit të tyre.

Paraprakisht 41-vjeçari Gent Gjetja ka deklaruar për hetuesit se nuk ka konflikte personale. Nga shpërthimi pati dëme të shumta materiale në automjet, dhe fatmirësisht nuk u lëndua askush./ZËRI

Poll

MOS HUMB