
TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e 37-vjeçarit Asim Gjoni nga babai i tij 74-vjeçar Hekuran Gjoni. I moshuari ka dëshmuar në komisariat se pas një debati me të birin ai e ka vrarë. Sipas tij, ata kanë debatuar verbalisht së bashku, por më pas ai e ka goditur me shpullë djalin e tij të ndjerë. Por, viktima iu kundërpërgjigj duke e shtyrë dhe goditur duke bërë që i moshuari të rrëzohet.
Më pas, motra e tyre ka ndërhyrë dhe është përpjekut për t’i ndarë, por 37-vjeçari e ka goditur atë. Pas këtij momenti autori është ngritur në këmbë, ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë të birin. Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa babai i tij është arrestuar. Policia bën me dije se është sekuestruar dhe thika e përdorur gjatë krimit.
Mbi Hekuran Gjonin rëndon akuza “Vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Hekuran Gjoni, 74 vjeç e qëlloi të birin me thikë pas një sherri. 37-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vazhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin./ZËRI