Aktualitet

Detaje nga krimi në Tiranë, viktima la pas dy fëmijë, dëshmitare u bë gjithë familja

Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur.

F.m
Detaje nga krimi në Tiranë, viktima la pas dy fëmijë,
Foto Ilustruese

TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja nga krimi që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme. Mësohet se viktima, Asim Gjoni ishte baba i dy fëmijëve. Ai jetonte në një banesë me të atin në zonën e njohur si “Kodra e Priftit” në Tiranë dhe për rrjedhojë, dëshmitarë të krimit janë bërë edhe familjarët e tjerë.

Hekuran Gjoni, 74 vjeç e qëlloi të birin me thikë pas një sherri. 37-vjeçari u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Në momentin e krimit, si autori ashtu edhe viktima kanë qenë në gjendje të dehur. Paraprakisht dyshohet se dyshja kishin konflikte të vazhdueshme dhe se 37-vjeçari e bullizonte dhe ofendonte të atin.

 

Poll

MOS HUMB