DURRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëgjesin e sotëm në Durrës, ku raportohet një plagosje e dyfishtë. Mësohet se Mikel Ndoj 56-vjeç ka goditur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj 24-vjeçe dhe një person tjetër, kalimtar i rastit. Sipas njoftimit të policisë, kalimtari ka ndërhyrë për të parandaluar ngjarjen dhe për pasojë është plagosur me thikë.
Uniformat blu bëjnë me dije se 24-vjeçarja dhe shtetati O.M ndodhen jashtë rrezikut për jetën, pasi janë transportuar me urgjencë në spital.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat, por policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Autori 57-vjeçar është shpallur në kërkim.
Njoftim:
Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.
I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).
Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.