
AMPELOKIPI- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë pasditën e djeshme, ku shqiptari lajmërou autoritetet duke dëshmuar se ka vrarë bashkëshorten dhe e ka fshehur trupin e saj në papafingo. Autoritetet greke kanë gjetur çekiçin që përdori 39-vjeçari për të kryer krimin. Mësohet se 39-vjeçari dëgjoi bashkëshorten e tij duke folur në telefon në tualet me shokun e tij. Pasi ai dëgjoi se ajo po e tradhëtonte e ka dhunuar dhe e goditi me çekiç. Ai më pas tha se e mbështolli trupin e saj me çarçaf dhe e la në papafingo. Krimi ndodhi teksa fëmijët e çiftit ishin në shkollë, prej më shumë se një jave ata lëviznin nëpër shtëpi pa kuptuar se nëna e tyre kishte ndërruar jetë.
"E kam vrarë me çekiç, e kam në papafingo në shtëpinë në Ampelokipi,"-tha ai në telefonatën e bërë. Sipas mediave greke, telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zyrtarë të Policisë për të zbuluar se për çfarë bëhej fjalë. Tek pragu i derës i ka pritur autori, së bashku me dy fëmijët e tij 9 dhe 12 vjeç.


Sapo kanë hyrë në banesë kanë ndjerë erën e keqe nga trupi që po dekompozohej dhe që ishte brenda një çante të zezë në papafingo. Në momentin e parë, vrasësi i ka thënë Policisë se e ka vrarë të shoqen me çekiç dhe me duar nga xhelozia teksa fëmijët ishin në shkollë. /ZËRI