Aktualitet

Dhunohet nga disa persona oficeri i krimeve në Sarandë, kontrolle në banesa dhe lokale

Oficer i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ishte duke lëvizur me motor kur është fyer dhe më pas kërcënuar nga një grup personash.

F.I
Dhunohet nga disa persona oficeri i krimeve në Sarandë, kontrolle
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË-Një efektiv policie është dhunuar nga disa persona mbrëmjen e djeshme (16 korrik) në Sarandë. Paraprakisht Mihal Velço, oficer i krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, ishte duke lëvizur me motor kur është fyer dhe më pas kërcënuar nga një grup personash.

Konflikti ka agravuar në dhunë fizike, ndërsa ende nuk dihet nëse shkak i ngjarjes është bërë një sherr i çastit apo një sulm i organizuar për shkak të detyrës. Autoritetet po kryejnë kontrolle banesash, lokalesh dhe mjedisesh publike dhe janë shoqëruar disa persona, të cilët janë marrë në pyetje. 

Deri tani nuk ka persona të arrestuar apo të identifikuar zyrtarisht si autorë të dyshuar, teksa një njoftim zyrtar lidhur me rastin pritet nga Policia.

Poll

MOS HUMB