Aktualitet

Dhunuan brutalisht qytetarin shurdh-memec! PAMJET nga momenti kur të rinjtë godasin 43-vjeçarin

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi.

F.I
Dhunuan brutalisht qytetarin shurdh-memec! PAMJET nga momenti kur të
pamjet nga ngjarja

LUSHNJË-Janë publikuar pamjet nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e enjte (20 mars) në Lushnjë, ku një 43-vjeçar, i cili as nuk dëgjon dhe as nuk flet është dhunuar nga dy persona të tjerë.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat kanë fiksuar momentet e dhunës brutale të dy të rinjve Irdi Nasufi dhe 23-vjeçarit Enea Korreshi. Në video shihet momenti kur Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç i afrohen Fabjol Hysit. Fillimisht një prej tyre e godet me diçka të fortë, teksa 43-vjeçari përpiqet të mbrohet dhe tërhiqet pas. Duke u përpjekur të shpëtojë, ai ndiqet dhe goditet derisa vihet përtokë nga agresorët dhe dhunohet pa mëshirë.

Konkretisht Fabjol Hysi është sulmuar brutalisht nga dy të rinjtë, Enea Korreshi, 17 vjeç dhe Irdi Nasufi, 20 vjeç. Dy të rinjtë fillimisht e kanë trembur 43-vjeçarin dhe më pas e kanë ndjekur dhe kanë filluar ta godasin me grushte. Në sherr e sipër, 20-vjeçari Nasufi e ka goditur me një gur në kokë Hysin. Si pasojë e dhunës, Hysi ka pësuar fraktura në kafkë e hemorragji në tru dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në luftë për jetën.

Dy autorët kanë pranuar fajin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja. Ata kanë thënë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me Fabjol Hysin, të cilin e njihnin më pare. Sipas tyre, 44-vjeçari i ka ofenduar. Fillimisht dy autorët kanë nisur një tallje me të për shaka, por në momentin që Fabjol Hysa i ka ofenduar, e kanë goditur me grushte./ZËRI

Poll

MOS HUMB