Aktualitet

EMRAT/ Dhunuan dhëndrin në Malësinë e Madhe, bien në prangat e policisë vjehrri dhe dy djemt

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar vjehrrin dhe dy kunetërit e 41-vjeçarit. Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.

l.k
EMRAT/ Dhunuan dhëndrin në Malësinë e Madhe, bien në
foto ilustruese

Malësi e Madhe- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Koplik të Sipërm, në Shkodër në fshatin Flakë, pasi babai dhe dy djemtë kanë dhunuar për motive të dobëta dhëndrin e tyre.

Bëhet e dije se shtetasit Xheladin Çokaj 64 vjeç, Arnit Çokaj 30 vjeç dhe Sefred Çokaj 33 vjeç kanë ishtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasit A.U 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në trup.

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar vjehrrin dhe dy kunetërit e 41-vjeçarit. Ata akuzohen për veprën penale “dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:

u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB