Aktualitet

Urdhri i Ramës/ IMT bën bilancin: 53 mijë metra katrorë hapësirë publike e liruar në Tiranë

IMT bën me dije se janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me vendim gjykate.

l.k
Urdhri i Ramës/ IMT bën bilancin: 53 mijë metra katrorë
Aksioni për lirimin e hapësirave publike

TIRANË- IMT ka bërë bilancin nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, nismë kjo e marrë nga kryeministri Rama. Që nga nisja e këtij aksioni në fillimit të korrikut e deri më sot, IMT bën me dije se janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me vendim gjykate. Po ashtu 53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksioni në Tiranë.

Lidhur me këtë aksion Rama është shprehur më parë se nisma për lirimin e hapësirave publike do të vazhdojë në mënyrë konstate përgjatë 4 viteve të ardhme. Gjithahstu tashmë është krijuar dhe një platformë ku qytetarët mund të raportojnë bizneset që kanë zaptuar tokën publike.

 

Aksionet janë zhvilluar në lagjet më kryesore të Tiranës, ku qindra biznese janë detyruar të lirojnë hapësirën që kishin zënë prej vitesh./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB