Aktualitet

Digjen gjatë natës 4 betoniere në Dukat, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme (VIDEO)

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas informacionit paraprak betoniereve u është vënë flaka teksa ishin të parkuara në ambientet e fabrikës.

zh.ll
Digjen gjatë natës 4 betoniere në Dukat, dyshohet për
vendngjarje

VLORË- Një zjarr i fuqishëm ka shkrumbuar katër betoniere të tonazhit të rëndë brenda një fabrike betoni në Dukat, në pronësi të Blerti Mehillajt.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, teksa mjetet ishin të parkuara në ambientet e fabrikës.

Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi sipas burimeve, një person i panjohur dyshohet se i ka spërkatur betoniereve me benzinë dhe më pas ka ndezur flakën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje dhe po punojnë për të identifikuar autorin dhe për të sqaruar shkaqet e incidentit. Autoritetet bëjnë thirrje për qytetarët që të japin çdo informacion të dobishëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB