Aktualitet

'20 sekondat më të gjata të jetës' Deputeti italian dhe gazetari rrëfejnë torturën nga izraelitët: Na dhunuan si kriminelë

Ata u veçuan nga të tjerët që ndodheshin në portin e Ashdodit, por nuk i shpëtuan dhunës.

F.I
'20 sekondat më të gjata të jetës' Deputeti
Dario Carotenuto

IZRAEL- Mes 426 humanitarëve ndërkombëtarë të cilët u arrestuan nga forcat izraelit në Gaza, përveç aktivistit shqiptar Baki Goxhaj, ndodheshin edhe deputeti italian i M5S, Dario Carotenuto, gazetari Alessandro Mantovani dhe aktivisti Ruggero Zeni. Ata u veçuan nga të tjerët që ndodheshin në portin e Ashdodit, por nuk i shpëtuan dhunës.

“Jemi të shqetësuar, ne morëm goditje, por të tjerë u rrahën brutalisht. Më goditën këtu dhe këtu (shpjegoi gazetari duke treguar fytyrën pak të ënjtur) më dhemb këmba, më goditën me shkelma aty, në shpinë, por mendoj se nuk është asgjë serioze. Të tjerë u rrahën shumë më rëndë se ne”, u shpreh gazetari.

Teksa fliste, byzylyku portokalli që në bordin e anijes shërbente si një numër identifikimi, 164, i lëkundej ende në dorë. Carotenuto kishte numrin 147.

“Ishte një kontejner i errët, sapo hyje aty gjeje tre burra të fuqishëm që fillonin të të rrihnin. Më goditën në sy, mendova se do të humbisja shikimin, më jepnin shkelma, kishin edhe taser. Na rrihnin dhe në të njëjtën kohë thoshin ‘Mirë se vini në Izrael’. Në një moment ishim me të gjithë të tjerët, na thirrën me numra, na thanë të bënim një hap përpara, të ngrinim duart dhe të ktheheshim me shpinë. Ishin 20 sekondat më të gjata të jetës sime, nuk e dija çfarë do ndodhte, mendova për djalin tim me frikën se nuk do ta shihja më. Qeveria duhet të bëjë gjithçka për t’i kthyer në shtëpi tani, mjaft me deklarata formale, duhen veprime konkrete”, deklaroi nga ana tjetër deputeti.

Turqia u përfshi në operacione speciale për rikthimin e aktivistëve humanitarë të flotës Sumudt, ku 3 avionë morën nga porti Ramon i Izraelit qindra aktivistë dhe po i dërgojnë drejt Stambollit. Izraeli ndaloi mbi 40 anije më 18 maj në ujërat ndërkombëtare pranë Qipros.

Poll

MOS HUMB