Aktualitet

E rëndë në Shkodër! Kreu i AKU dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë në lagjen Rus, kur një person paidentifikuar i është afruar

F.I
E rëndë në Shkodër! Kreu i AKU dhunohet me sende të
Ramir Haderi

SHKODËR-Një incident i rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku raportohet se kreu i AKU Ramir Haderi është dhunuar me sende të forta nga një person ende i paidentifikuar. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:30, në Spitalin Rajonal Shkodër është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi R. H., me detyrë drejtor i AKU-së Shkodër, i cili ka deklaruar se në lagjen “Fahri Ramadani” është goditur me sende të forta nga një shtetas ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. 

Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.

Ai po ecte me bashkëshorten e tij në këmbë në lagjen Rus, kur një person ende të paidentifikuar i është afruar dhe e ka goditur me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Poll

MOS HUMB